Shukri Xhelili nesër përballë Gjykatës Kushtetuese
Skandali i Ish-Kryetarit të Dibrës, i cili kërkonte favore seksuale për një vend pune, ka marrë tashmë një jehonë mediatike edhe ndërkombëtare.
Informacionet e fundit lidhur me këtë çështje janë nëse Shukri Xhelili a do të rikthejë dinjitetin dhe do fitojë betejën ndaj shkarkimit?
Nesër në Gjykatën Kushtuese do të nis shqyrtimi i ankesës së ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili nëpërmjet avokatit mbrojtës ka ankimuar në këtë gjykatë vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Xhelili u shkarkua nga detyra pas publikimit të një video-skandali në emisionin të “Të pa ekspozuarit” në Ora News, ku ai ngacmonte seksualisht një 20 vjeçare në këmbim të një vendi pune.
KOHA JONË SONDAZH

