“Shukriu” i Beratit, dëshmon një grua tjetër: Ai ma ‘luajti’ dhe mua

Një ditë pas pezullit të gjyqtarit të Beratit, Shyqyri Çobo për ngacmim seksual kanë dalë të tjera dëshmi.

Një tjetër grua që ka qenë në proces divorci shkruan se në rrjetet sociale se ka patur në njëjtin problem me Shyqyriun.

Gruaja me iniciale E.B. ka lënë këtë koment në statusin e avokatit penalist Saimir Vishaj, që ka postuar edhe denoncimin e gruas që ka rënë pre e ngacmimeve të gjyqtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“S’ka nevojë për shumë komente z.Sajmir. Akuza kundrejt zotërisë në fjalë është mëse e vertetë. Unë jam një ndër ato gra apo nëna që zgjidhjen e martesës e ka gjykuar ky zotëri dhe ju e dini qe s’jam e vetmja që jam provokuar prej tij. Por hallet e problemet e mia më bënin që t’ia harroja”surratin” e të mendoja për më tej për jetën time…(ose ndoshta nuk gjeta kurajon të bëja të njëjtën gjë)”, shkruan ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?