Shukriu kërkon kthimin në detyrë, avokati: Shkarkimi i paligjshëm
Ish-kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili kërkon rikthimn në detyrë nga Gjykata Kushtetuese, pas shkarkimit nga Këshilli i Ministrave, vendim që pasoi publikimin e videoskandalit seksual të Xhelilit.
Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së Xhelilit.
Avokati i tij Ferdinand Ndoja deklaroi se shkarkimi i klientit të tij është bërë në kundërshtim me ligjin.
“Shkarkimi nga detyra në shkelje të ligjit. Xhelilit nuk i është dhënë e drejtë të njihet me shkeljet”, deklaroi Ndoja.
KOHA JONË SONDAZH

