Shukriut i refuzohet kërkesa për lirim, mbetet në burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në qeli ish-kreun e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, duke i refuzuar kërkesën për lirim.

Në seancën e sotme, trupi gjykues ka vendosur se kërkesa e Xhelilit do të shqyrtohet nga trupa që do ta gjykojë këtë çështje në themel.

Vetëm një javë më parë prokuroria kopsiti dosjen dhe e dërgoi Xhelilin në gjyq. Aktualisht Xhelili është në qeli, edhe pse disa herë ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, së fundi edhe me argumentimin se është i sëmurë dhe nuk e përballon dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhelili u arrestua në 13.05.2016, pasi në emisionin investigativ “Të paekspozuarit”, në televizionin “Ora Neës”, janë transmetuar disa pamje filmike, në të cilat shfaqet i pandehuri Shukri Xhelili, me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, duke kërkuar në mënyrë të parregullt përfitime dhe favore seksuale në shkëmbim të emërimit dhe ngritjes në detyrë të punonjëses në Bashkinë Dibër, shtetases A.A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?