Shumica e shqiptarëve: Opozita duhet të bashkohet kundër qeverisë
Shumica e qytetarëve mendojnë se opozita duhet të bashkohet në një koalicion të madh kundër qeverisë. Kjo është përgjigja që ata japin në shumicë në pyetjen e bërë nga Barometri në këtë javë në Euronews Albania. Njëra nga pyetjet ka qenë: “A duhet opozita të bashkohet në një koalicion të madh kundër qeverisë“ dhe janë 64,1 % e qytetarëve që përgjigjen po, kundër 28.2 % që mendojnë se opozita nuk duhet të bashkohet në një koalicion të madh kundër qeverisë dhe 7.7 % janë përgjigjur nuk e di.