Shuplaka e BE për Ramën: Nuk kemi asnjë lidhje me projektet e kryeministrit për hashashin

Bashkimi Europian ka përgënjeshtruar sot kryeministrin Edi Rama lidhur me projektin për legalizimin e hashashit. Në një deklaratë për mediat, në krah të ambasadorit të BE, Luigi Soreca, Edi Rama se legalizimi i hashashit është një projekt që po diskutohet me ndërkombëtarët dhe do jetë gati shumë shpejt.

Pak orë pas kësaj deklarate, zyra e BE në Tiranë ka reaguar duke mohuar çdo lidhje me projektet e Edi Ramës për hashashin.

Zyra e BE në Tiranë deklaron se Komisioni i Europian nuk është përfshirë në asnjë projekt apo diskutim për bimët narkotike dhe legalizimin e hashashit.

“Pas kërkesave të disa medieve, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri”,- thuhet në reagimin e zyrës së BE në Tiranë.

Deklarata është një shuplakë e fortë ndaj projekteve të qeverisë “Rama” për lëndët narkotike. Nëse nuk është konsultuar me BE, me kë “ndërkombëtar” po e harton planin për përdorimin e kanabisit mjekësor kryeministri Edi Rama? Po ambasadori Soreca që ishte në krah të kryeministrit pse nuk e kundërshtoi live apo komandohet nga Edi Rama?! U desh reagimi i Brukselit që të fliste edhe Soreca!

Lexoni edhe…

Speciale/Dhuna çnjerëzore ndaj aktivistëve, gratë u tërhoqën zvarrë në Sheshin ”Skëndërbej” (VIDEO/FOTO)

Arrestimi i protestuesve, reagon ashpër Basha: Dhunë fashiste ndaj qytetarëve

Zëri i Amerikës: Në Ditën e Europës Policia arreston 14 protestues

Avokati i Popullit: Policia të lërë dhunën ekstreme. 12 të shoqëruar nga protesta për Teatrin

SHKARKO APP