Shyqo Kalemi, shenjestra e masakrës në Memaliaj, i plagosur rëndë mbeti vëllai

Personi në foto është Shyqo Kalemi. Ai ishte shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Memaliaj, ku viktima mbetën edhe dy persona të tjerë.
Ndërsa i plagosur rëndë mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal.
Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit. Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.
Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.
Vetë Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.
Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu bë atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqo Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë ‘smart’. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

Top Channel

Shyqo Kalemi, shenjestra e masakrës në Memaliaj, i plagosur rëndë mbeti vëllai/ Dyshohet hakmarrje ndaj të birit, djemve të tij i kanë bërë disa herë atentat (Foto)

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?