Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 14:35 Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi kryesor Te Ministria e Arsimit protesta ka përfunduar në përplasje. Po hidhet gaz lotësjellës dhe ujë me shumicë ndaj protestuesve sapo ata hodhën gurë dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Si del PS-ja, në rastin me të keq, me 11 maj

Si del PS-ja, në rastin me të keq, me 11 maj

Aktualitet
E premte, 21 Shkurt 2025 17:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

PS dhe PD po ndeshen për zgjedhjet e 11 majit. Edi Rama dhe partia e tij ndodhet në avantazh në distancë me PD e Sali Berishës. Flasim për sondazhet e momentit, sepse ka edhe 50 ditë deri në votime.

Ndërkohë PD ka rritur ndjeshëm akuzat ndaj kryeministrit dhe mazhorancës sidomos pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Selia Blu, sikurse edhe PS, ka shpërndarë nëpër botë deputetët në takime me emigrantët që të votojnë. Kjo fushatë intensive vazhdon deri me 4 mars, datë kur KQZ mbyll regjistrimet online për shqiptarët jashtë vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Para 1 ore
Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të mas...

Para 1 ore
U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Para 2 orësh

Ndërkohë pas 4 marsit pritet fushatë e egër në Shqipëri. PD në sulm se nuk ka se çfarë të humb me tepër se sa ka humbur në këto 12 vite, kurse PS për të mbajtur pushtetin dhe realizuar atë që thotë Edi Rama për “një mandat tjetër që të fusim Shqipërinë në BE”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

PD ka një rritje kuotash, por jo aq sa të marrë pushtetin.

Le të bëjmë një llogaritje sipas qarqeve, duke marrë rastin me të keq, hipotetik, për PS.

Shikojmë tabelat e zgjedhjeve të vitit 2021 dhe komentojmë:

Nga 11 deputetë që ka qarku Shkodër, në vitin 2021 PS-ja mori 3 deputetë. Ndërkohë deputeti i LSI Agron Çela ka kaluar me PS dhe fiton si deputet. Po kështu PSD e Tom Doshit ka 2 deputetë në këtë qark dhe prapë e ruan këtë rezultat. Pra minumi e majta merr në qarkun Shkodër 6 deputetë. Duke mos harruar se tani PS ka edhe bashkinë të madhë te Veriut, Shkodrën, dhe ku Benet Beci e PS mund të shtojnë votat, por për të qëndruar te minimumi jetik po e lemë se nuk shton deputetë. Mbetemi 6 e majta dhe 5 PD. Ose me saktë PS 4 mandate.

Në qarkun Kukës marrin rezultatin minimal për PS-në, pra nga 3 deputetë merr vetëm 1.

Në qarkun e Lezhës marrim minimumin, nga 7 deputetë, PS merr 3. Dhe pak se 3 nuk shkon mazhoranca në këtë qark. Pa harruar se PSD e Tom Doshit do të marrë vota me shumë nga demokratët për shkak të lidhjeve të tij.

Në qarkun Dibër me pak se 2 deputetë nuk ndodh për PS-në.

Nga 14 deputetë që ka qarku Durrës, PS-ja mori në vitin 2021 8 deputetë. ndaj e zemë se shkon 7 me 7.

Qarku Tiranë ka një deputetë me tepër në këto zgjedhje, pra 37 mandate deputeti prodhon Tirana. Ndërkohë PS-ja 18 mandate ka marrë në vitin 2021. Ndërsa LSI ose PL e sotme ka 2 mandate dhe 1 PSD. LSI ose PL nuk merr me shumë se një mandat në Tiranë, përjashtuar Ilir Metën që futet direkt nga lista e sigurisë në PD. Ndërsa PSD merr 1 ndonëse sulmon për 2 mandate. Në çdo rast PS nuk zbret poshtë 19 mandate në qarkun Tiranë.

Në qarkun e Elbasanit janë 14 mandate deputeti. Në vitin 2021 PS-ja ka marrë 8 mandate. Në rastin me të keq, PS-ja merr 7 deputetë.

Në qarkun e Fierit janë 16 mandate, ku aktualisht PS-ja ka 9 mandate deputeti, LSI (PL) 1 mandat. Diferenca shkon kah PD. Por PS-ja nuk zbret poshtë 10 mandatëve në qarkun Fier, kjo mbetet e sigurtë, pasi është “hambar” i majtë. Pa harruar se ka një drejtuese karizmatike si Belinda Balluku.

Në qarkun Berat janë 7 mandate., ku 5 janë të PS. Në rastin me të keq PS-ja zbret në 4 mandate.

Në qarkun Gjirokastër janë 4 mandate. Nga 3 që ka PS e zemë se ulet në 2 mandate PS, pra 2-2.

Në qarkun Korçë KQZ ka hequr një mandat pra janë 10 mandate në lojë. Deri tani PS ka 6 mandate. E zemë rastin me të keq se shkon në 5 mandate PS.

Qarku Vlorë ka 12 mandate deputeti. Deri tani PS ka 8 mandate deputeti. Prapë e zemë se zbret me një mandat PS, pra shkon në 7 mandate.

Tani të bëjmë llogaritë me kujdes sa mandate merr PS në ditën me të keqe të saj:

Shkodër   4 PS

Lezhë       3 PS

Kukës      1 PS

Dibër       2 PS

Durrës     7 PS

Tiranë      19 PS

Elbasan     7 PS

Fier           10 PS

Berat          4 PS

Vlorë          7 PS

Gjirokastër 2 PS

Korçë           5 PS

Shuma totale 71 deputetë PS.

Por duke njohur traditën shqiptare se të vegjlit turren te i madhi, atëhere llogarit edhe 3 deputetë të PSD, pa harruar edhe PDIU e Shpetim Idrizit, i cili përherë mbetet “vizionar” dhe vrapon me 1 ose 2 deputetë që mund të marri, pra direkt te PS.

Pra në rastin hipotetik me të keq për PS-në ajo mbledhë 76 deputetë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi kryesor
Para 14 minutash

Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi k...

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet
Para 17 minutash

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 1 ore

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 1 ore

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 17 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 17 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 20 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.