Si do jetë moti sot dhe nesër?
Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin pritet të vijojnë deri në mbrëmje.
Me intensitet më të lartë shërbimi “Meteoalb” i parashikon në jug të vendit, ndërsa më të ulët në zonat lindore.
Po ashtu, pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshim të ndjeshëm duke ruajtur vlera konstante ku ekstremumet ditore luhaten nga -4 deri 19 °C.
Era do fryjë mesatare veri-qendër deri e fortë në jug me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

