Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si do merret pensioni italian? Secili shtet paguan vitet e veta

Aktualitet E mërkurë, 7 Shkurt 2024 20:36
Si do merret pensioni italian? Secili shtet paguan vitet e veta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me firmosjen e marrëveshjes së njohjes së përbashkët të pensioneve nga dy ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Italisë, ajo duhet të ratifikohet në parlamentet e dy vendeve dhe më pas hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Marrëveshja njëherë e mirë zgjidh një padrejtësi të qytetarëve që nuk përfitonin pension për shkak se i mungonin vitet minimale të kontributit në të dyja shtetet, Shqipëria e ka limitin 15 vite, ndërsa Italia 20 vite.

“Marrim shembullin ku një qytetari i mungonte një vit në Shqipëri apo në Itali për të përfituar pensionin minimal. Në rast se nuk do të ishte marrëveshja ky emigrant në moshë për pension nuk do ta merrte dot pensionin në asnjë nga shtetet. Në mesin e emigrantëve ka një keqkuptim sikur Italia do jetë përgjegjëse për të paguar pensionin Italian për këto 33 vite. Kjo nuk është e saktë, secili shtet do paguajë pjesën e vet, Shqipëria për ato 14 vite pension shqiptar, ndërsa Italia për ato 19 vite”-shprehet Beskida Aliaj, Drejtuese e INAS CISL Albania .

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Marrëveshja i jep të drejtë emigrantëve shqiptarëve të përfitojnë edhe pension vjetërsie. “Në rast se një qytetar qoftë italian apo shqiptar ka arritur të plotësojë 42 vite e 10 muaj për burrat apo 41 vite e 10 muaj për gratë me kontribute të rregullta, atëherë ai mund të dalë në pension në çfarëdolloj moshe, dhe jo në moshën zyrtare që e ka Italia 67 vjeç.”

Gjithashtu ligji italian njeh edhe të drejtën e pensionit të parakohshëm. Marrëveshja duke mundësuar bashkimin e viteve të kontributeve në të dy vendet i jep mundësinë emigrantëve të përfitojnë nga kjo lehtësi “Më përpara quhej kuota 100, tashmë është bërë kuota 103, çfarë do të thotë? Vitet e moshës plus vitet e kontributit të arrijnë totalin 103. Pra, një qytetar që është 62 vjeç në rast se ka 41 vite pune me kontribute në Itali mund të dalë menjëherë në pension dhe nuk ka nevojë të presë moshën 67 vjeç”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përpara marrëveshjes, emigrantët shqiptarë duhej të hiqnin dorë nga rezidenca apo nënshtetësia italiane që tu njiheshin vitet e kontributit në Shqipëri, nëse ishin më pak se 20 vite. Gjithashtu sistemi italian i pensioneve nuk u njihte të drejtën e përfitimit në vitet 91 – 96. Kjo tashmë ka ndryshuar.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

“Kush kishte filluar punë në vitet 91 – 96, nuk përfitonte pensionin edhe nëse kthehej në Shqipëri. Kështu që ata ishin të përjashtuar nga sistemi Italian nëse nuk kishin arritur të bënin 20 vite punë. Tashmë, marrëveshja e firmosur i eliminon këto mungesa, deficitet, limite apo kushtëzime”. Gjithashtu emigrantët shqiptarë që kanë punuar në të zezë në një nga dy vendet, marrëveshja i ndihmon nëse kanë ndërmend të blejnë vitet e kontributeve

“Në rast se qytetari nuk i ka vitet e mjaftueshme për të përfituar pension as në Shqipëri dhe as në Itali, atëherë mund t’i blejë këto vite me kontribut vullnetar, aq sa të jetë e nevojshme për të plotësuar këto 15 vitet e punës në Shqipëri. Duhet pasur shumë kujdes se cilat vite duhen blerë. Pra, nëse qytetari ka një vit të zbuluar, pra nuk ka paguar kontribute as në Shqipëri dhe as në Itali, atëherë atë vit mund ta blejë”. /TCH/

Etiketat e lidhura

pensione
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.