Si do të bëhet arrestimi i Doshit e Frrokut dhe sa vite burg rrezikojnë

Pas kërkesës së Prokurororisë për arrestimin e dy deputetëve Frroku e Doshi, është Kuvendi që do të duhet të veprojë. Por si shkohet deri te arrestimi i dy ligjvënësve të parlamentit shqiptar? Kërkesa e organit të akuzës shqyrtohet nga Byroja e Kuvendit, e cila e përfshin më pas në agjendën e punimeve të Kuvendit. Më tej, sipas nenit 13 të rregullores, parashikohet se është Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet që shqyrton ligjshmërinë e kërkesës së Prokurorisë. Më pas kërkesa, bashkë me relacionin e këtij Këshilli i kalon seancës plenare për votim. Seanca e ardhshme do të jetë të enjten. Por sa vjet burg rrezikon Tom Doshi dhe Mark Frroku? Sipas akuzave të Prokurorisë ata rrezikojnë të dënohen me nga 1 deri në 3 vite burg për akuzën e kallëzimit të rremë, nga një deri në katër vite burg për kanosje për dhënie dëshmie të rreme, si dhe gjobë deri në një vit burg për dëshmi të rreme para prokurorit. Deri më tani, dy deputetët nuk i kanë komentuar akuzat e prokurorisë. Pas kërkesës për arrestimin e tyre, cështja “Doshi” pritet të marrë një kthesë tjetër.

SHKARKO APP