Si do të jetë moti këtë fundjavë? Ja parashikimi dhe temperaturat
Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë me temperatura të larta dhe mot të qëndrueshëm këtë të diel, falë ndikimit të masave ajrore të ngrohta që vijojnë të mbizotërojnë në vend.
Parashikimet tregojnë se në të gjithë territorin do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa vetëm në zonat malore të lindjes dhe juglindjes mund të shfaqen vranësira të lehta dhe kalimtare gjatë orëve të ditës.
Era do të fryjë nga perëndimi me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 m/s, duke mbetur përgjithësisht e dobët.
Edhe në bregdet priten kushte të mira për pushuesit, pasi deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët nga 1 deri në 2 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

