Si do të ndihmojë Shqipëria vendet e BE-së kur nuk ka kapacitete? Rama: Ndihma e Greqisë për Sazanin nuk është për të qarë hallin
Kryeministri Edi Rama, sot i dorëzoi komisionerit të BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, kërkesën e Shqipërisë për të qenë pjesë e mekanizmit të BE-së për Mbrojtjen Civile. I pyetur nga gazetarët se çfarë ndihme mund të japë Shqipëria, kur për zjarret në Sazan kërkoi ndihmë nga Greqia, kreu i qeverisë dha këtë përgjigje.
Rama: Ky mekanizëm është krijuar nga vendet e BE-së për të përballuar momente kritike. Kur flasim për një zjarr që dhe dikush vjen dhe na jep ndihmë, kjo nuk është për të qarë hallin sepse ketë e bëjnë të gjithë edhe vendet më të fuqishme.
Greqia përballet me zjarre shumë më intensive sesa ne, dhe të gjitha vendet dhe e përballojnë me anë të këtij mekanizmi. Kjo nuk është se duam ne apo se tani u kujtuam, por për shkak të reformave që ne kemi bërë. Shqipëria i ka parametrat që të bëhet pjesë e këtij mekanizmi.