Si donin të na vrisnin në burgun e Shenkollit

Dy ngjarje të rënda shënohen në burgjet shqiptare brenda pak orësh. E para në burgun e  Shënkollit në Lezhë ku ka ndodhur një sulm me zjarr dhe e dyta në burgun e Vaqarrit në Tiranë, ku flitet për atentat nga jashtë.

Për pasojë ka një viktimë në Lezhë, dhe 9 të plagosur, respektivisht: 1 i plagosur me armë në Vaqarr dhe 8 të plagosur nga zjarrvënia në Lezhë.

***

Swiss Digital Desktop Reklama

Opinion.al ka arritur të zbardhë dëshminë e njërit prej të burgosurve në Lezhë, që ka parë nga afër ngjarjen e rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar dëshmisë së tij, mësojmë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe gardianët kanë vepruar me vonesë, për pasojë ka patur dhe viktima.

Kështu rreth orës 16:00 në godinën nr.1 të burgut të Shënkollit (Lezhë), ku qendrojnë të paraburgosurit ka pasur një konflikt të mbartur prej ditësh mes dy grupesh.

Sot situata ka agravuar. Disa të burgosur nga dhoma nr.5 e godinës 1 kanë hedhur një bombul gazi të ndezur në dritaren e dhomës nr.8 të katit të dytë të së njëjtës godinë. Nga dhoma është parë të dalë tym e flakë për të paktën 40 minuta.

Siç rrëfeu i burgosuri për Opinion.al, dhoma nuk është hapur nga gardianët pasi ka pasur urdhër nga drejtori që të mos kryhet asnjë veprim pa lejen e tij. Në këto kushte, njëri prej të paraburgosurve konkretisht, Fatmir Sulaj nga fshati Mali i Bardhë i Milotit ka humbur jetën. Ai ishte dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje. 8 të të tjerë janë asfikësuar dhe kanë marrë plagë djegieje dhe po trajtohen në spital, 2 prej tyre janë gardianë.

Sakaq situata në burg aktualisht është tejet e tensionuar. Të gjithë të burgosurit e godinës nr.1 po qendrojnë në oborr, në vendin e ajrimit. Të burgosurit po protestojnë për ngjarjen dhe për mungesën e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit. Forca të shumta policie dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar burgun e Shënkollit në Lezhë. Policia ende s’ka dhënë asnjë informacion mbi personat përgjegjës të kësaj ngjarje dhe autorin e zjarrvënies.

Ndërkohë në linkun më poshtë gjeni lajmin për ngjarjen tjetër të rëndë ndodhur po sot pasdite në burgun e Vaqarrit në Tiranë.

Deshmia nga burgu

“Flamuri vdiq!”. Kështu nis rrëfimin, i dënuari, me një masë të rëndë dënimi, duke folur për Flamurin sikur të ishte edhe i njohuri i jonë prej kohësh, shkruan “Shekulli”.

I dënuari, i cili bën me dije se ndodhet në një tjetër godinë e ka patur të pamundur të hyjë në katin e dytë t`u japë ndihmë personave, ndërsa në momentin që ende nuk kishte mbërritur asnjë zjarrfikëse, ambulancë, mjek, apo drejtori të kishte dhënë urdhër për hapjen e dyerve, ai tregon se ka parë të nxirret prej aty i vdekur shoku i tyre, Flamuri.

“Është nga Miloti­ thotë. Më duket se është i dënuar për tentativë vrasjeje. Nuk po më lënë të afrohem dhe të kuptoj se çfarë dreqin ka ndodhur, por një punonjës i policisë së burgjeve që po qëllon këtu në ajër më thotë se ka rënë zjarr në kuzhinë. Nuk di se si do dalin të tjerët, por këtu kaloi më shumë se gjysmë orë dhe nuk po vjen asgjë. Nuk shoh asnjë përpjekje për të shuar zjarrin dhe kemi frikë se do digjen të gjithë kati i dytë për së gjalli. Askush nuk hap dyert se shkojmë e i ndihmojmë vetë dhe nuk kuptoj; pse vijohet duke qëlluar me armë!!!”.

Pas dëshmisë i dënuari e mbylli telefonatën duke treguar se asnjë ndihmë nga jashtë nuk iu është dhënë ende, ndërsa nuk dinte asgjë se çfarë ka ndodhur. Me personazhin tonë nuk u lidhëm dot më, ndërsa më vonë u tha se zjarrfikëset e Lezhës kanë mundur të shuajnë zjarrin nga jashtë.

Aty kanë shkuar disa ambulanca dhe deri në orën 18.30 është punuar për të transportuar të plagosurit dhe të asfiksuarit në drejtim të spitalit të Lezhës. Më pas kanë mbërritur dhjetëra forca policie për të mundësuar mbajtjen nën kontroll të njerëzve që vinin të interesoheshin për të afërmit e tyre. E njëjta situatë, në mbrëmje është postuar në spitalin e Lezhës, ku me anë të një shtetrrethimi nuk lënë as qytetarët të shkojnë në urgjencë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?