Si e ekzekutuan shqiptarin në mes të sheshit, dalin pamjet (VIDEO)

Ekzekutohet me armë zjarri një 24-vjeçar shqiptar në mes të sheshit plot me njerëz në një zonë të Barit. Mediat italiane bëjne me dije se gjithçka ka ndodhur mbrëmë në sheshin Abbazia, në Corato të Barit. Kanë qenë dy persona me motor që e ndoqën nga pas dhe e qëlluan pas shpine, duke e qëlluar me dy plumba, në kokë dhe mushkëri.

Në këtë video, publikuar në mediat italiane, e që thuhet se është marrë nga kamerat e sigurisë, duket momenti i vrasjes së shqiptarit. Viktori është ai që lëviz me pantallona të zeza treçerekshe dhe kanotierë të bardhë, në mes të sheshit, ndërsa qellohet me armë, nga një motor që ishte ndaluar aty pranë.

Lo raggiungono in piazza e gli sparano, le telecamere di sicurezza riprendono l’omicidio di Victor

Edhe pse ambulanca arriti menjëherë, për të riun shqiptar nuk mund të bëhej dot asgjë, pasi kishte marrë plagë vdekjeprurëse në kokë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i ekzekutar është Viktorian Pikaku, por nuk ka asnjë të dhëne për identitetin e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Picaku-1

Shqiptari kishte precedentë për krime të vogla, por nuk ishte pjesë e ndonjë grupi apo bandë kriminale. Ndërkohë që hetimet përfshijnë një vrasja për motive pasionale, pasi dyshohet se i riu ka mbrojtur një vajzë.

Corato. Sparatoria in piazza Abbazia

4

3

2

1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?