Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:39 Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq…. Dje Elisa Spiropali në një status në facebook shkruan ndër të tjera se “Për mua, restoranti është vendi më i papërshtatshëm për të ngrënë.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Lesi: Si e lexova ambasadoren Kim te Fevziu

Lesi: Si e lexova ambasadoren Kim te Fevziu

Aktualitet
E mërkurë, 19 Maj 2021 08:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Nikoll Lesi- 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte mbrëmë te “Opinion” i gazetarit të mirënjohur, Blendi Fevziu. E veshur thjesht e bukur, elegante, me një nur që rrezatonte bukurinë e lindur dhe me një shikim zhbirues, ajo foli shkurt, si rrallëherë ambasadorët amerikanë. Yuri Kim kishte dalë për të dhënë mesazhet amerikane për këdo që do të dëgjojë!

Ajo tha shkoqur: zgjedhjet mbaruan, fituesi është Edi Rama, ndaj vazhdoni me ndonjë hetim zgjedhor, por loja ka mbaruar! Edhe mund të mos e thoshte, pasi akoma OSBE-ODIHR nuk ka folur përfundimisht, as KAS dhe as Kolegji Zgjedhor, institucione shqiptare për zgjedhjet, nuk kanë shqyrtuar ende parregullsitë që PD dhe LSI po nxjerrin para publikut. Dhe për të qenë realist ajo çka po shikon publiku shqiptar nga Berati dhe Gjirokastra, ku një mori personash të PS kanë votuar disa herë, duke përdorur karta ID të blera, mbetet për të vënë duart në kokë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

KAS apo Kolegji Zgjedhor duhet t’i kthejë zgjedhjet, të paktën në këto dy qarqe. Nuk e dimë nëse ndryshon rezultati zgjedhor, por kjo do të tregojë se shteti ligjor funksionon ose përpiqet të mbijetojë përballë Rilindjes që ka marrë çdo pushtet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë ambasadorja amerikane foli!

“Në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren. Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë” – tha ambasadorja Kim gjatë një interviste në emisionin Opinion të Televizionit Klan në Tiranë shkruan Zëri i Amerikës.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 2 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 2 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 10 orësh

Pra Edi Rama ka fituar.

Amerika foli! Ambasadorja Kim e vulosi, kështu që zgjedhjet quhen të mbyllura përsa kohë që edhe PD-ja po bën sikur merret me zgjedhjet në parti, duke sfumuar me djallëzi efektin publik të nxjerrjes se fakteve se janë vjedhur, manipuluar dhe blerë zgjedhjet. Nga njëra anë flet Ivi KASO i selisë blu për zgjedhje të dhunuara, por në darkë dalin për “duelin” e madh në PD se kush do të jetë kryetari. Pa hyrë në zgjedhje, dihet fituesi: Lulzim Basha. Ndaj kot bëjnë sikur merren me zgjedhjet në parti, pasi i ngjajnë pikërisht zgjedhjeve që bëri Edi Rama me 25 prill.

Prandaj me sa duket edhe ambasadorja Kim duke ditur se kush është PD-ja sot dhe se Lulzim Basha do jetë në parlament në shtator sapo të mbarojë “betejën” këto ditë ndaj Edi Ramës; ajo tha prerë se “zgjedhjet mbaruan, fituesi është Edi Rama”.

Me një vendosmeri që dukej të sytë se si fliste, ajo, pra KIM, theksoi se Reforma në Drejtësi po ecën shumë mirë. Opozita thotë jo mirë, Rama mendon se po përparon shkëlqyeshëm, media e ndarë në këtë përceptim, kurse publiku nuk po shikon akoma rezultate spektakolare. Por ambasadorja la të kuptohej se nëse ish-ambasadori Lu bërtiste se “ku janë peshqit e mëdhenjë”, kjo si ambasadore do të “shijojë” tiganin e drejtësisë duke i pjekur, besoj në dy vitet e fundit të mandatit të saj.

Nëse e realizon, ia vlen të përgëzohet si Ambasadore.

Në raport me Presidentin e Republikës, ambasadorja ishte e kujdesshme, ndonëse shikohej një lloj nervi kur përgjigjej. Mundet fliste dhe i kujtohej ajo dreq interviste te Syri.tv, dy ditë para zgjedhjeve, që për mua nuk duhej bërë, ashtu sikurse u bë!

E kam akoma mendimin se Ilir Meta zhvilloi një betejë të vendosur, i vetëm, përballë një pushteti despotik, kundër një lukunie oligarkësh dhe mediatorësh të paguar. E bëri betejën e tij historike në mbrojtje të Kushtetutës, ndaj dhe KOHA JONË e mbrojti hapur deri me 25 prill.

Ishte betejë që duhej bërë dhe ishte realisht në mbrojtje të shtetit ligjor, ndonëse siç thashë atë prononcim të nxituar, për mua, ndaj ambasadores amerikane Kim, e bëri gabim. Dhe vetë e ka kuptuar, besoj, por duke qenë racë skraparlliu nuk e pranon kollaj.

Nuk e di nëse ambasadorja Kim ka qenë ndonjëherë në Skrapar. Eshtë vend malor, i bukur, me njerëz fisnikë dhe patriotë, por edhe të çartur kur flitet për Atdheun.

Ambasadorët përherë janë me pushtetin, edhe në kohen kur ishte Meta kryeministër, ambasadori amerikan fliste me superlativa për Ilir Metën. Bile e priti edhe presidenti amerikan Bush.

Por le të vazhdojmë me tej. Ajo çka tha ambasadorja Kim mbrëmë të Fevziu në lidhje me Presidentin Meta dhe komisionin hetimor, ishte një gjest diplomatik ku la të nënkuptohej “ajo quhet e mbyllur dhe le të ecim përpara”.

Ambasadorja Kim ishte koncize në gjithçka donte të përçonte mesazhet e saj. Duke qenë diplomate karriere dhe duke ditur se çdo fraze apo edhe fjalë e saj mund të keqpërdorej, ajo fliste shkurt bile në disa raste thjesht me “po” ose “jo”.

Personalisht kam 30 vite e kusur në median e lirë shqiptare dhe puna me ka bërë të njoh e takoj, bile edhe të pres në KOHA JONE disa ambasadorë amerikanë në Tiranë.

Ishte edhe Mariza Lino, ambasadore amerikane e viteve të mbrapshta ’97, e vendosur dhe e prerë kur fliste. Guri Lekloti, një shqiptar i mirë dhe një amerikan i vertetë, i cili punon në ambasadën amerikane në Tiranë ka qenë deshmitarë në përkthim me Marizo Linon dhe më pas me Charls Wolsh (shef i USAID ndër vitet 1995-1997), kur pyetjes së tyre se “si mendoni zoti Lesi të pastrohet politika shqiptare” i jam përgjigjur në mënyrë figurative, pak a shumë kështu: E vështirë në Tiranë. Por nëse keni një helikopter tepër futeni krejt politikanët kryesorë në helikopter për gjoja një xhiro turistike mbi detin Adriatik, dhe “rastësisht” helikopteri rrëzohet. Dhe kështu e keni pastruar politikën korruptive shqiptare për dekada”.

Ambasadorja Lino qeshi dhe nuk foli!

Ndaj e nderuar ambasadore KIM, nëse iu ka mbetur ndonjë helikopter nga ata të vjetrit e vitit 1997, mëqënëse keni edhe stërvitjen ushtarake të NATO-s këto ditë mbi Shqipëri, merri krejt politikanët shqiptarë kryesorë dhe rrasi brenda.

Dhe helikopteri të shkojë sa më thellë mbi det, atje ku edhe me not nuk dalin dot!

Dhe e ke shpëtuar Shqipërinë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 4 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 12 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.