Si i pastrojnë shqiptarët milionat e fituara nga kokaina

Gjatë kësaj jave policia italiane goditi një organizatë italo-shqiptarë që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në pranga përfunduan 29 persona (dy në arrest shtëpie sipas ligjeve italiane), ndërsa operacioni i koduar “Dexter” u shtrij edhe në Shqipëri.

Grupi fuste kokainë nga Holanda në për në tregun italian.  Ndërkohë hetimet kanë treguar se shqiptarët po dominojnë këtë linjë (Holandë-Itali) pasi paguhen më pak për transportin e lëndës narkotike, që bëhet me kamionë, raporton TV Klan.

Gjithashtu pas operacionit “Dexter”, prokurorët italianë kanë thënë se pastrimi i parave të trafikantëve të kokainës ka përfunduar në Asti, me blerjen e pronave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke investuar në këto “lavatriçe”,  gjithçka më pas del e “pastër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tjetër rrugë e pastrimit të parave të kokainës, është dhe dërgimi i tyre në Shqipëri, duke ua dhënë shoferëve të autobusëve që bëjnë rrugën e Ballkanit. Pas mbërritjes në Shqipëri, sërish investohen në prona të patundshme në zonat bregdetare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?