Si ishin fshehur 457 kg drogë në kamion e ndaluar (Video)
Policia e Shtetit ka publikuar videon ku shihet kamioni që u ndalua mbrëmë në portin e Durrësit me 457 kilogramë drogë. Sasia e lëndës narkotike do të nisej për në Itali.
Bëhet e ditur se kamioni drejtohet nga Robert Resuli, i cili është arrestuar menjëherë nga policia. Kjo e fundit ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje
Policia ka bërë të ditur se arrestimi i tij u bë pas kalimit në skaner të mjetit tip kamion me targa “AA 283 MZ”, i ngarkuar me aksesorë mobiliesh, por që brenda kishte të fshehur 457 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis sativa.

KOHA JONË SONDAZH

