Si ishte mbrëmë Edi Rama tek Sokol Balla?

 
 
Edi Rama ishte mbreme ne emisionin e Sokol Balles ne Top Story tek Top Channel. Perballe nje paneli gazetaresh te njohur.
Ndryshe nga Fevziu ku u shfaq nervoz, kryeministri mbreme ishte i sakte, i prere, dhe e kuptonte situaten ku ndodhet qeverisja. Sqaroi, por edhe ngaterroi me shume disa gjera te cilat publiku i priste te merrte pergjigje si fjala vjen se nuk ka nevoje per ndryshime ne Qeveri apo ne lidhje me disa koncesione te cilat i pati sulmuar kur ishte ne opozite, por tani thote se paguajme qindra milione euro nese i heqim. Por kjo nuk e çliron nga faji Ramen pasi kur ka qene ne opozite duhej te dinte edhe ligjerisht se nuk i prek dot kur ato jane te miratuara edhe nga parlamenti.
Gjithashtu kryeministri ndonese e kontrollonte veten, e jo nervoz si tek Fevziu, ishte i vendosur se debati per Laguna Blu qe tregon standartin qeverises ne raport me interesat e dites , tha se ishte i stisur nga grupe "lagunash" mediatike.
Kryeministri tha se ekonomia ka ecur perpara ne dy vitet e tija qeverisese dhe se ka nje program te qarte per dy vitet e mbetura. Jane reforma qe duhen te sherojne "kancerin" e qeverisjes se Berishes e ndaj ka dhimbje, porse duhet operaruar fort e shpejt, tha ai.
Nuk sqaroi mire raportet e tij me Meten te cilat ndonese kane aperture qetesie, por nga brenda zien "kazani". Nuk dihet nese eshte "kazan" i mbyllur me valvul shkarkimi apo do te plasi nga presioni brenda "kazanit". Por Rama ka nevoje per keshilltare qe ti thone mos fol shume gjate ne takime e konferenca sepse e tejkalon çdo sens mase kohe. 
Nga eksperienca e tij duket se edhe kete rradhe po e kalon "me qetesi e dashuri" siç thote vete Meta. Ndonese nese fut ne loje "Primin" per sistemin zgjedhor me Bashen per ta miratuar ne Parlament atehere nuk ka kazan qe mban shperthimin mes tij dhe Metes. Ne kete rast kemi mundesi te shikojme copash "kazani" qe fluturojne neper bulevard me "kembe" ministrash apo "bishta kazani" qe bien mbi kokat e Rames dhe Metes. Kjo po, kjo eshte beteje! "Primi" po pret qe kazani ose qetesohet ose shperthen.

SHKARKO APP