Si janë marrëdhëniet me Turqinë? Rama gazetares greke: Jeni gjë xheloze?
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut, aty ku po mbahet Forumi Ekonomik. Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i qeverisë u pyet nga një gazetare greke për marrëdhënien që ka ky i fundit me Turqinë.
Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?
Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik.
Gazetarja: Nuk është xhelozi.
Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozitë zyrtare nga Greqia.