Si ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë për stabilitetin e kursit të këmbimit?
Kursi i këmbimit midis monedhës shqiptare dhe asaj europiane prej më shumë se një viti nuk ka arritur stabilitetin e duhur. Por, që nga muaji maj i këtij viti e deri në këtë periudhë, euro dhe leku janë shëmbyer shumë pranë “pragut” të tyre.
Nëse në maj euro maksimalisht arriti të shkëmbehej me 101.14 lekë, në 25 qershor sipas kursit të këmbimit arriti pikën më të ulët në kuotën e 101.14 lekë.
Por cila ishte veprimi i Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit valuator?
Banka e Shqipërisë ndërhyrjet e shpeshta në kursin e këmbimit valuator e kishte në vitin 2017, ku për t’u kthyer pas në kohë, kur 1 euro arriti të këmbëhej 140 lekë.
Ndërsa aktualisht Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për të frenuar forcimin e lekut, ku kjo situatë ka ndikuar dhe në mbarëvajtjen e bizneseve, kryesisht të atyre sektorëve të cilët eksportojnë.
Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për këtë vit janë planifikuar gjithsej 20 ndërhyrje në tregun e këmbimit valuator ku objektiv është rritja e rezervës valutore.
Por Banka e Shqipërisë përmes ankandeve të planifikuara synon të blejë rreth 250-330 milionë euro.
Ndërkohë, sipas Bankës së Shqipërisë, stabiliteti i kursit të këmbimit ka ardhur si rezultat i ndërhyrjeve që janë realizuar nga banka qëndrore.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.