Si Krishti, ja si e fali prifti katolik togën e pushkatimit

Në një postim të tijin të sotëm në Facebook, Kastriot Dervishi theksonte se “Siç kam shkruar më parë, lista e lumnimin e klerikëve katolikë dhe disa civilëve, nuk pasqyron tërësisht të vërtetën rreth tyre. Nga burimi zyrtar mësova se lista përbëhej prej 39 personash. Meqë burimi nuk kishte informacion të plotë, më rezultoi se 21 ishin të pushkatuar dhe 18 të vdekur kryesisht në hetuesi dhe burgje. Sot po tregoj një rast të ekzekutimit të tre klerikëve katolikë më 11 mars 1948. Dy prej tyre, Imzot Frano Gjini dhe Atë Mati Prendushi gjenden në listën e 39 të lumnuarve. I treti, Dom Nikoll Zef Deda është ‘harruar’ dhe nuk bën pjesë në këtë listë. Në kujtim të të treve, po postoj fjalët e fundit të tyre para ekzekutimit”.

Nga këto fjalë, sikurse mund t’i shihni në foto, që të tre prifterinjtë thonë “Rroftë Shqipëria”, pavarësisht se shteti i tyre po i vriste.

Bie në sy që Monsinjor Pjetër Gjini, ia beson shpirtin e tij Papës në Romë dhe jo direkt Zotit, duke njohur autoritetin e Papës si atë të “Zotit në Tokë”.

Edhe më prekëse janë fjalët e Patër Prendushit, i cili porsi Krishti në kryq që i drejtohet Atit duke i thënë “Fali o Zot, se nuk dinë se çfarë bëjnë”, i thotë togës së pushkatimit dhe gjyqit, se ua bën “hallal” që po qëllojnë ndaj trupave të tyre të pafajshme./Mapo

SHKARKO APP