Si manipuluan sondazhin ministrat e Qeverisë. Zogaj: Kjo është turp!

Emisioni Opinion ka bërë një pyetje se cili është ministri më i njohur i qeverisë. Pyetjet janë bërë në rrugë nga gazetarët dhe online u hap një sondazh tek i cili njerëzit mund të votonin për ministrin që ata mendojnë se është më i njohuri.

Një incident ka ndodhur me sondazhin online pasi ka rezultuar se disa për disa ministra votat kanë qenë të manipuluara. Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 janë vota të manipuluara.

Ne duam të zgjidhim votimin në Shqipëri, këtu vjedhin edhe në elektronikë që lë gjurmë dhe jo më aty ku s’lë gjurmë” tha me ironi drejtuesi i emisionit.

Preç Zogaj tha se kjo është një gjë e turpshme dhe se nëse verifikohet, duhet mbajtur qëndrim nga personat përgjegjës.

Ky është turp padiskutim. Nëqoftëse kjo verifikohet duhet mbajtur qëndrim se kjo është gjë e turpshme. Nëqoftëse provohet ai që e ka bërë, ka trafikuar ka blerë ka hyrë. Kjo tregon që shumica e atyre miteve klikimeve qenka legjendë

Por çdo të thotë votë totale dhe votë reale? Si mund të manipulohen votat në një sistem online?

Çdo kompjuter ka një IP, ka një numër identifikimi i cili është si shasia e një makine. Votat reale janë IP të regjistruara në një kompjuter real. Votat e manipuluara janë IP që nuk janë reale. Ato quhen “Proxy” janë numra të cilat mund ti marrësh dhe mund ti identifikosh në një kompjuter. Mund të marrësh 100 mijë IP identifikuese vetëm në një kompjuter të cilat blihen në sisteme në palë të treta. Sa më i zoti të jetë manipuluesi aq më i shtrenjtë është Proxy. Një ip Proxy mund të jetë një kompjuter në SHBA, ishujt Fuji, Hawai etj”, tha eksperti i IT, Gentian Progni.

Tentohet manipulimi i sondazhit per ministrat ne Opinion

SHKARKO APP