Pse arroret janë të shëndetshme? Si ndikojnë arrat dhe bajamet për tensionin dhe organizmin

Frutat e thata janë një burim i lëndëve ushqyese thelbësore për dietën e përditshme. Përqendrimi i proteinave, mineraleve, acideve yndyrore dhe aminoacideve e bëjnë atë të dëshirueshëm në një dietë të shëndetshme.
Prandaj, konsumimi i një pjese të vogël të frutave të thata si bajame, arra, lajthi, pishe, fëstëkë apo shqeme çdo ditë mund të jetë shumë e dobishme për trupin tonë.
Frutat e thata rekomandohen shumë për personat që kanë një punë kryesisht intelektuale dhe stresuese, por edhe për ata që bëjnë punë intensive fizikisht, pra po flasim për sportistë por edhe studentë dhe drejtues!

Arrorët janë të pasur me yndyrna polio-të-pangopura shumë të shëndetshme për zemrën.
Ato janë të pasura me fibër, proteinë, vitamina, minerale si kaliumi dhe magnezi.
Roli i tyre kundër mbipeshës, për shëndetin e zemrës dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme është i pakundërshtueshëm.
Megjithatë, secili prej arrorëve kryesorë që njerëzit konsumojnë rregullisht, ka një pikë të fortë të cilat do t’i zbuloni nga AgroWeb.org në artikullin e mëposhtëm, shkruan cure-naturali.it
Frutat e thata janë një burim i pasur energjie dhe mineralesh, duke përfshirë magnezin , dhe përmbajtja e tij e lartë kalorike i bën frutat e thata një ushqim të rekomanduar për studentët dhe atletët. Frutat e thata përmbajnë sasi të mëdha fibrash, të cilat ndihmojnë në promovimin e tranzitit të zorrëve dhe luftimin e kapsllëkut.Gjithmonë i kushtoni vëmendje përtypjes sepse në jetën plot tension që jetojmë shpesh nuk përtypim siç duhet jo vetëm frutat e thata por të gjitha ushqimet dhe kjo mund të çojë në probleme me tretjen.

Mbipesha
Nëse jeni të shqetësuar për peshën, atëherë bajamet janë zgjidhja e duhur.
Kombinimi i proteinës, fibrës dhe yndyrnës është një treshe fituese që të ngop për shumë kohë.
AgroWeb.org ju sugjeron që bajamet t’i shtoni në drithërat e mëngjesit, në kos ose në sallatën e drekës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtim Në Peshë
Jeni në kërkim të një mënyre të shëndetshme për të shtuar në peshë, atëherë zgjidhni arrat.
Këto arra kanë më shumë kalori nga të gjithë të tjerat.
Kaloritë vijnë nga yndyrnat mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Energji
Shqemet (Casius) kanë më shumë karbohidrate dhe hekur se çdo arror tjetër.
Ato janë një burim i shkëlqyer i proteinës dhe zinkut, thelbësorë për rritjen e qelizave dhe riparimin e tyre.

Tensioni i Gjakut
Kalçiumi, kaliumi dhe magnezi luajnë një rol kryesor në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.
Arrat e vendit, fistikët dhe arrat braziliane përmbajnë shumë prej ushqyesve të shëndetshëm të përmendur më lart.
Ato mund t’i përdorni në sallata frutash të ndryshme.

Shtatzania
Një grusht me arrorë, ju jep një sasi të shkëlqyer kalorish dhe ushqyesish për fetusin.
Lajthitë janë arrorët më të pasur me folat, i cili është i dobishëm për një shtatzani të suksesshme.
Lajthitë janë gjithashtu të pasura me hekur dhe zink.

Plakja e Shëndetshme
Studimet e vazhdueshme mbi acidet yndyrore omega-3 dhe rolin e tyre në shëndetin e trurit dhe zemrës, konfirmojnë se nuk duhet të hiqni dorë nga arrorët.
Arrat veçanërisht janë të pasura me yndyrna polio-të-pangopura.
Ato kombinohen shumë mirë me drithëra, gjalpin, mishin, peshkun, orizin dhe perimet.
Mjafton një sasi e vogël arrorësh që të merrni një thesar të mirëfilltë vlerash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?