FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si ndodhi grabitja në Tiranë? Zbulohet shuma që arritën të merrnin “maskat”

Një grabitje ka ndodhur në mes të Tiranës, ditën e sotme. Rreth orës 08:40 në rrugën e Kavajës në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”, Qani Zili, 55 vjeç, i cili po udhëtonte motor dhe  transportonte vlera monetare nga një pikë e këmbimit valutor në një pikë tjetër ka rënë pre e dhunës dhe e grabitjes nga dy persona. Këto të fundit i janë afruar me një motor pa targa dhe e kanë goditur me sende të forta në skafandë. Nga goditjet e shumta, Qani Zili është rrëzuar nga motori. Në këtë moment dy autorët i kanë marrë edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra bën me dije se grabitësit kanë mundur t’i marrin punonjësit të Exchange një shumë prej 3 milion lekësh të vjetër.

Pasi kanë grabitur shumën e parave, dy autorët kanë tentuar të largohen por pak metra më tutje ata janë përplasur me një makinë. Në këtë moment ata kanë braktisur motorin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar ndërsa pritet që të hapen edhe kamerat e sigurisë për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes. Ndërkohë po ekzaminohet edh të dy motorët që janë gjetur në vendin e ngjarjes për të parë nëse ka gjurmë nga autorët. /abcnws.al/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?