Si përfundoi protesta para bashkisë në 50 veta
Sot ishte paralajmëruar protestë e madhe para Bashkisë së Tiranës. Lideri i PD, Berisha tha mbrëmë se nesër ( pra sot) populli i Tiranës do të dyndet para Bashkisë së Tiranës dhe do të marrin për zverku Erion Veliaj. Kaq u tha dhe policia e Tiranës e drejtuar nga një profesionist i Policisë së Shtetit si Tonin Vocaj mori masa të forta që të mos kishte pasoja nga thirrja e madhe e Berishës se do të kishte mijëra demokratë.
U rrethua sipas rregullave bashkia nga forcat policore në pritje të ardhjes së morisë së njerëzve që sipas Berishës do të bëhej nami.
U prit e u prit se nga do të vërshonin njerëzit e revoltuar por nuk u pa njeri. Dikur erdhën afërsisht 50 protestues dhe afro 25 gazetarë nga të gjitha mediat.
Foli Teliti, një drejtues i ri në PD, por edhe ai u mërzit se nuk kishte protestues ndaj i ra shkurt, duke e mbyllur protestën shpejt. Erdhën edhe disa turistë nga Azerbajxhani dhe benë foto për qejf para bashkisë bashkë me Telitin dhe liderë të përhershëm të protestës. U drejtuan para kamerave si liderë të kauzës së fortë dhe ikën me 50 protestuesit.
Punonjësit e bashkisë e pastruan nga letrat e hedhura dhe cokollatat e ngrena gjatë protestës.
Kaq ishte sot kjo protestë! E ka thënë bukur një analist që më mirë lëreni e mos dilni kur nuk iu vjen njeri!