Si po lihet të zhduket kisha 1500 vjeçare ku lutej Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

 

Është unike në llojin e saj, por mungesa e vëmendjes gjatë 20 viteve të fundit ka bërë që ajo të degradojë plotësisht, duke rrezikuar shembjen totale.

Kisha 1500-vjeçare e Bazilika e Shën Merisë që ndodhet në fshatin me të njëjtin emer në Malësinë Kurbinit është një objekt kulti me vlera të veçanta dhe e shpallur Monumet Kulture që mbrohet nga shteti.

Ky vend mbart një histori mjaft mbreslënëse, pasi në këtë vend kaq të bukur vinin te luteshin dhe kryenin shërbesat fetare Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti sëbashku me bashkëshorten e tij Donikën.

Përgjegjësi i Kulturës Kombëtare për Qarkun e Lezhës, Paulin Zefi, thotë se afreskët e kësaj kishe janë dëmtuar plotësisht, duke kërkuar që të ndërhyhet sa më parë në këtë objekt me vlera të çmuara historike.

Teknika e përdorur për ndërtimin e kësaj kishe është romake, ndërsa konsiderohet si një objekt kulti unik për të gjithë Shqipërinë.

Fshati Shen Meri në Kurbin është një zonë me banorë që i përkasin besimit Islam, por kjo nuk i ka penguar ata që të kryejnë ritet e tyre fetare prej kohësh në këtë kishë.

Vëmendja që po i kushton sektori i Monumenteve të Kulturës në Lezhë ka bërë që çdo ditë të dalin në dritë objekte majft të rëndësishme që tregojnë një histori mijëravjeçare të këtij rajoni, të cilën gjatë gjithë këtyre vitëve e kishte mbuluar pluhuri i harresës.

SHKARKO APP