Si po zhvendosen pemët në sheshin Skënderbej

Rikonstruksioni i sheshit “Skënderbej” në qendër të Tiranës parashikon që një hapësirë e madhe e tij të shtrohet me një lloj të veçantë guri. Ky plan i ri kërkon heqjen ose prerjen e pemëve të mbjella nga ish-kryetari i bashkisë, Lulzim Basha.

Për zgjidhjen e këtij problemi bashkia Tiranë ka menduar mënyrën më të mirë, zhvendosjen e pemëve dhe jo prerjen e tyre. Me anë të një një makinerie të veçantë pemët shkulen nga toka së bashku me rrënjët dhe një pjesë dheu dhe siç janë mund të rimbillen sërish. Pemët do të rimbillen pranë liqenit artificial dhe liqenit të Farkës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?