‘’Si shumë të urtë dukeni’’, Rama me votues për herë të parë në Pogradec

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me motit të mirë një takim me votues për herë të parë në Pogradec.

Një prej votueseve i tha Ramës se ndryshimi në Pogradec ndihet gjatë qeverisjes së PS, dhe shpreson të vijojë kështu edhe pas 25 prillit.

Rama e siguroi të renë se do të ndodhë kështu, pasi Shqipëria rrezikon në të kundërt t’i shemben një mal me përpjekje, por për kryeministrin populli do të vendosë që puna të vijojë pa pushim.

‘’Unë nuk jam votuese për herë të parë, të tjerët po. Pogradeci ka plot ide dhe vizion. Një vit e gjysmë në drejtim të kryebashkiakut, e kemi parë ndryshimin në qytetin tonë. Shpresojmë të vijojë ndryshimi.

Sigurisht, patjetër. Ky është thelbi, të vijojmë përpara e jo mbrapa. Kjo është zgjedhja që duhet bërë në këtë moment. Të çojmë përpara punët e shumta që kanë nisur. Një pjesë janë punë që janë afër përfundimit, një tjetër që duan kohë, një tjetër si rezultat i punëve që përfundojnë.

Rrezikojnë të mbeten në vend, një mal i tërë me përpjekje që rrezikon të shembet dhe të kthehemi dhe njëherë mbrapsht, të humbasim vite, shanse, mundësi.

Nuk mendoj se do ndodhë kështu, do të vendosë populli që puna të vijojë pa pushim, pa ndalim, me vendosmëri, me besim. ‘’- tha Rama.

SHKARKO APP