Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:06 Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga interpretimi emocionues i trupës frymore më unike në Shqipëri, mes peizazheve të mrekullueshme të Liqenit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si u akuzua Pablo Picasso dhe Guillaume Apollinaire për vjedhjen e kryeveprës së Leonardo da Vincit, “Mona Lisa”?!

Aktualitet E diel, 16 Mars 2025 10:04
Si u akuzua Pablo Picasso dhe Guillaume Apollinaire për vjedhjen e kryeveprës së Leonardo da Vincit, “Mona Lisa”?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Kur ‘Mona Lisa’ u zhduk nga Muzeu i Luvrit më 21 gusht 1911, një valë paniku përfshiu botën e artit. Ishte një ngjarje që tronditi Parisin dhe të gjithë ata që e konsideronin këtë pikturë si një nga thesaret më të çmuara të njerëzimit. Por sa nga ajo ishte mister dhe sa ishte intrigë? Dhe, çfarë lidhte dy nga figurat më të mëdha të avangardës, Pablo Picasso dhe Guillaume Apollinaire, me këtë vjedhje spektakolare?
Të qenit i famshëm e rrit potencialisht rrezikun e përfundimit, jo vetëm në përgojime dhe në shpifje, por edhe në akuza për përvetësim të kryeveprave të artit me rrezik heqje lirie. Dhe kjo, kë mund të shënjonte më bukur sesa Pablo Picasso, një artist shumëdimensional, një zë dhe një personalitet ndërkombëtarisht i njohur?
Mes legjendës dhe të vërtetës qëndron fakti, dhe ai e trazoi jo pak jetën e piktorit dhe mikut të tij, poeti avangardë Guillaume Apollinaire.
Gjithçka nisi kur një burrë me emrin Joseph Géry Pieret publikoi në “Paris-Journal”, tetë ditë pas vjedhjes, se Picasso dhe Apollinaire kishin në posedim skulptura iberike të vjedhura nga Luvri. Kjo i bëri ata menjëherë të dyshuar për vjedhjen e “Mona Lisës”. Në të vërtetë, Pieret, një mashtrues i njohur dhe ish-sekretar i Apollinaire-it, ishte ai që i kishte vjedhur statujat dhe ia kishte shitur Picasso-s. Artisti i bleu pavarësisht nga vulat në fund të tyre, ku lexohej qartë se ishin pronë e Muzeut të Luvrit.
Por kur skandali doli në dritë, Picasso, i tmerruar, ia dorëzoi statujat gazetës “Paris-Journal”, duke shpresuar të shmangte çdo problem me autoritetet. Megjithatë, dëmi ishte bërë. I ndodhur përballë hetimeve të ethshme, Apollinaire, nga frika, tentoi ta përfshinte Picasso-n edhe më thellë në çështje, duke e bërë situatën dramatike.
Në një dhomë të errët hetimesh, Picasso dhe Apollinaire u morën në pyetje në gjykatë. Ishte një moment që do të mbetej i paharrueshëm në jetën e tyre. Përballë akuzave, Picasso, ende një artist në ngritje dhe jo ende gjeniu i pakundërshtueshëm që historia e njeh sot, dridhej nga frika e burgosjes. Në një moment të dëshpëruar, Apollinaire u përpoq të shpëtonte veten duke sugjeruar se Picasso mund të dinte më shumë nga ç’pretendohej.
I tradhtuar nga miku i tij i ngushtë, Picasso shpërtheu në lot dhe klithi: “Nuk e kam parë kurrë atë grua!”, duke iu referuar “Mona Lisës”.
Gjykata, megjithatë, nuk mund të siguronte asnjë provë që mund t’i lidhte ata me vjedhjen e kryeveprës së da Vincit. Pas disa ditësh tmerri, ata u liruan. Por ngjarja la një hije të rëndë mbi ta, veçanërisht mbi Picasso-n, i cili nuk do ta harronte kurrë këtë përvojë.
Në dhjetor të vitit 1913, për lehtësimin e madh të Picasso-s dhe të gjithë botës së artit, “Mona Lisa” më në fund u shfaq në Firence, Itali. U zbulua se një punonjës i Luvrit, me emrin Vincenzo Peruggia, e kishte vjedhur pikturën në një përpjekje për ta kthyer atë në atdheun e saj, Italinë.
Megjithëse i pafajshëm, Picasso nuk do ta harronte kurrë këtë episod. Ai e përforcoi paranojën e tij dhe ndoshta ndikoi në stilin e tij të mëvonshëm, duke i dhënë artit të tij një dimension të ri të ankthit dhe misterit. “Mona Lisa” u rikthye në Luvër, por fantazma e akuzave do ta përndiqte Picasso-n për vite me radhë.
Një episod që e shndërroi jo vetëm atë, por edhe mënyrën se si arti dhe artistët perceptoheshin përballë ligjit dhe moralit të shoqërisë.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 4 minutash
Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodh...

Para 9 minutash
Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Para 25 minutash

Etiketat e lidhura

"Mona Lisa"albert vatajGuillaume ApollinaireLeonardo da VinçiPablo Picasso
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 4 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë
Para 8 minutash

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”
Para 9 minutash

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 25 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.