Si u arrestua në Holandë Arben Frroku
Ishte një deklaratë e Sali Berishës në studion e Eni Vasilit në News24, që vuri në lëvizje autoritetet policore mbi mundësinë e ndalimit në Holandë të Arben Frrokut, të dënuarit me vendim të formës së prerë me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.
Burimet thanë se kjo deklaratë vuri në lëvizje Interpol Tirana, që iu drejtua me një shkresë zyrës qendrore të Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.
Sipas TV Klan, fillimisht kishte pasur një përgjigje negative, por të enjten në mesditë mbërriti në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë konfirmimi për ndalimin e Arben Frrokut.
Në shkresën e mbërritur nga Holanda thuhej se ai është ndaluar para pak ditësh me dokumenta greke me identitetin e shtetasit Renato Xhepa.
Frroku është ndaluar në provincën Shiphol të Amsterdamit. Akuza e autoriteteve holandeze është për përdorimin e dokumenteve dhe identitetit të falsifikuar.
Të njëjtat burime thanë se pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha proceduat ligjore në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, por pas këtij vendimi u konstatua largimi i tij nga Shqipëria.
KOHA JONË SONDAZH

