Si u bë pjesë e bandës së Haxhiut? Artan Tafani: Doja të merrja hak për babanë
“Kam parë babanë të ma vrasin para syve dhe u betova se do të marr hak”. Kështu nis dëshmia e 39-vjeçarit Artan Tafani, i cili është i penduari i drejtësisë. Ai tregoi se gati një dekadë më parë hyri në kontakt me Laert Haxhiun për t’u bërë partnerë në krim.
Në emër të gjakut, Tafani bashkëpunoi me Laert Haxhinë për të vrarë cilindo që prej tij cilësohej si kundërshtar nga Çajup Selimi, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun por edhe të përgatiste vrasje apo të vendoste eksploziv për interes të tij.
Në morinë e dëshmive të dhëna nga Artan Tafani për krime të ndryshme të ndodhura nga viti 2018 deri në vitin 2023 policisë dhe prokurorisë i ka lindur nevoja për të faktuar vërtetësinë e këtyre thënieve.
Në pjesën dërmuese të thënieve të tij kryefjalë është Laert Haxhiu të cilin ai e përshkruan si një person të etur për hakmarrje për të eliminuar këdo që ishte pjesëtar apo i afërt me Bandën e Aldo Bares por edhe personat të cilit kishin thyer besimin e tij qofshin këta edhe bashkëpunëtorë të tij. Dyshimi se ai mund të ishte viktima e radhës pas ftohjes së marrëdhënieve mes tyre ishte një shtysë për Artan Tafanin të thyej para hetuesve.
KOHA JONË SONDAZH

