Si u ekzekutua brenda 5 sekondave bosi i mafias, autori u dyshuar një shqiptar
Ndërkohë që nuk ka ende një autor për vrasjen, Protothema ka publikuar një vide të re, me momentet e qartë të ekzekutimit të biznesmenit australian Janis Makris. 46-vjeçari u vra në rezidencën e tij në Athinë sapo kishte hyrë në makinë, ndërkohë që fill pas ngjarjes mediat e huaja hodhën dyshime se vrasësi me pagesë ishte një shqiptar.
Si duket edhe në këtë video, bviznesmeni hipën në makinën e tij të parkuar. Ndërkohë që një person me armë i qëllon disa herë nga xhami i pasagjerit.
Biznesmeni tenton të largohet nga makina, por autori i del para dhe e lë të vdekur në vend. Atentati ndodhi mbrëmjen e 31 tetorit në Athine dhe ende është i mbushur me mister, ndonëse u tha se ishte larje hesapesh mes bandave. Kjo, pasi viktima njihej si bosi i mafias në Australi dhe i përfshirë në trafiqe.

KOHA JONË SONDAZH

