Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si u eliminuan 8 shokët e Ervis Martinajt, fati i tij ende enigmë

Aktualitet E premte, 2 Gusht 2024 19:57
Si u eliminuan 8 shokët e Ervis Martinajt, fati i tij ende enigmë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ekstradimi i Leonard Dukës, një prej personazheve më të kërkuar të krimit, nga Belgjika drejt vendit tonë rikthen në vëmendje edhe sagën e përplasjeve mes tij dhe ‘bosit’ të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Martinaj është i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022. Shumë prej mbështetësve të tij u ekzekutuan në atentate mafioze para se ai të zhdukej. Që nga Santiago Malko, Fabian Gaxha, Bujar Lika, Erigers Mihasi, apo kushëriri i tij Brilant Martinaj.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Në 4 tetorin e 2018-ës, një konflikt mes dy grupeve në lokalin “Monopol” në ish-Bllok përfundoi në vdekjen e Fabian Gaxhës. Martinaj ndodhej me të, ndërsa u plagos së bashku me Eljo Haton.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vrasja e Bujar Likës

Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan nga një grup prej katër personash në 30 maj të vitit 2019 në barin e një hoteli në fshatin Gjormë, në autostradën Mamurras-Lezhë. Lika njihej me emrin Ari dhe me mbiemrin Hasani. Biznesmeni njihej gjithashtu edhe për miqësinë me Martinajn. Ai dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj. Për këtë ngjarje u dënua me burg përjetë Eduart Lamaj dhe dy të tjerë, bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim, por nuk janë vënë akoma në pranga.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vrasja e Santiago Malkos

Santiago Malko u qëllua me breshëri plumbash në zonën e Porcelanit, mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 teksa po lëvizte me makinën e tij BMË X5. 26-vjeçari u qëllua nga xhami i pasmë i një Mercedes-Benz-i, që po e ndiqte nga një distancë shumë e afërt makinën e tij në momentet para atentatit. Për këtë ngjarje u dënua Blendi Teta, i cili dyshohet se ka vëzhguar lëvizjet e Malkos para atentatit.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 14 minutash
Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 51 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh

Vrasja e Erigers Mihasit

Miku i bosit të lojërave të fatit, Erigers Mihasi u ekzekutua me kallashnikov më 13 nëntor të vitit 2021 në Astir. Ai ishte duke lëvizur me makinë së bashku me Armando Dumanin, kur u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër. Nga të shtënat humbi jetën gjithashtu edhe Armando Dumani, ndërsa vrasja e dyfishtë ka mbetur ende e pazbardhur.

Vrasja e Can Kariçit

Më 23 dhjetor të vitit 2021 Can Kariçi u qëllua me një armë zjarri me silenciator brenda një makine me targa të huaja në Kodër Kamëz. 35-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ka qenë i dënuar për një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2018. Kariçi ishte mik i Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

Zhdukja e Ulvi Skanës

Prej datës 17 maj 2022, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe ka nisur hetimi për rrëmbim. Në media është aluduar se ai ishte mik i ngushtë i Can Kariçit dhe i njohur i Martinajt.

Vrasja e Brilant Martinajt

Më 17 korrik të 2022-shit, tri persona mbetën të vdekur gjatë një atentati mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës. Autorët qëlluan me breshëri kallashnvikovi drejt makinës me të cilën po udhëtonte Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë. Vata doli jashtë mjetit, por u ekzekutua nga plumbat, ndërsa dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Brilant Martinaj ishte kushëriri i parë i Ervis Martinajt. Ai rezultonte në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela në 5 nëntor të 2020-ës, por edhe një tjetër ish-efektivi të uniformave blu, Xhelal Reçit.

Atentati ndaj Ylli (Brahja) Brahimit

Më 22 korrik 2022, një breshëri armësh u zbraz drejt makinës së biznesmenit Ylli Brahimi, në oborrin e banesës së këtij të fundit. Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, por ky i fundit i mbijetoi atentatit. Ky nuk ishte atentati i vetëm ndaj tij, pasi edhe në janar të 2021-shit, teksa ka qenë duke ecur i qetë me dy persona të tjerë në rrugë, është qëlluar me armë, por edhe në këtë rast mbeti i plagosur.

Ervis Martinaj

Atentati me shënjestër Brahimin mendohet të jetë për llogari personale, por nuk lihet mënjanë as pista se ishte përpjekja e radhës e kundërshtarëve të Ervis Martinajt. Shumë prej atentateve mafioze nuk kanë ende autor, ndërsa dyshimet bien drejt grupeve kundërshtare, mes tyre klanin Duka. Fati i Martinajt mbetet ende enigmë, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e plotë. /Top Channel/

Etiketat e lidhura

Ervis Martinaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 14 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 50 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 51 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.