Si u rindërtua në pak kohë banesa e familjes Lami e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit (VIDEO)

Familja e Fiqiri dhe Kimete Lamit nga fshati Mazrek ishte një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Të paktë ishin ata që besuan që mbi rrënojat e shtëpisë së vjetër, do të ngrihej banesa e re. Por lotët e hidhërimit të nënë Hides pak javë më parë, u kthyen sot në lot gëzimi teksa mori në duar çelësat e shtëpisë së re e cila është jo vetëm më e fortë, por edhe e mobiluar në mënyrë moderne.

Krahas kuzhinës së re dhe dhomave për pjesëtarët e tjerë të familjes, banesa ka edhe një verandë ku mund të shijohet gjithë ai peizazh i bukur që të ofron zona. Sikurse e do edhe zakoni, nënë Hidja nuk harroi që mbi derën e shtëpisë të vendosë edhe një kurorë me hudhër për të larguar “syrin e keq”. Ndërsa si për mysafirë të parë, krahas krushqisë, nënë Hidja kishte kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj ku nuk munguan edhe batutat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Shtepia e nene Hides ne Mazrek (familja Lami)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?