Si u shua familja Çupi, mbijetoi vetëm një djalë

Një tjetër familje e goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit ishte familja Çupi, me origjinë nga Mati, por banues në Thumanë prej dy dekadash.

Hajredin dhe Lutfie Çupi, 66 dhe 59 vjeç, humbën jetën së bashku me djalin e tyre, Klementin 34 vjeç. Tërmetit i mbijetoi vetëm djali tjetër i tyre, Micoli 31-vjeçar.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës. Të afërmit ia kanë treguar të vërtetën e hidhur dhe mjekët me shumë vështirësi e kanë vendosur nën efektin e qetësuesve pasi mësoi për humbjen e rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë ai kërkoi të ishte në varrim, por nuk mund të lëvizte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klement Çupi sapo ishte kthyer nga Anglia. Ai punonte taksist në Oksford. Mediat e Oksfordit e kanë vlerësuar si një djalë të zgjuar dhe punëtor.

Familja jetonte prej 20 vitesh te pallati i shembur. Ajo nuk kishte mundësi financiare ta braktiste banesën pas tërmetit të 21 shtatorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?