Siberi, flakët përfshijnë 20 qytete, 15 të vdekur

 

15 persona  humbën jetën si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu rajonin e Rusisë Khakassia në Siberi.

Sipas autoriteteve, rreth 5 mijë të tjerë kanë mbetur të pastrehë, pasi shtëpitë e tyre janë djegur totalisht.

Sipas agjensisë së lajmeve ruse RIA Novosti, flakët, të favorizuara edhe nga erërat e forta kanë përfshirë rreth 20 qytete dhe fshatra, duke shkatërruar 1 mijë e 300 shtëpi vetëm gjatë fundjavës.

Mediat vendase thonë se afërsisht 100 perosna janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën. Autorietet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa në terren po punojnë shumë ekipe shpëtimi dhe qindra makina zjarrëfikesë.

Thatësira dhe rritja e temperaturave ka rritur numrin e vatrave të zjarrit në rusi, duke djegur sipërfaqe të mëdha toke, por edhe shumë fusha me pemtari. Madje sipas raporti të Global Forest Watch , publikuar më 2 prill, Rusia mban vendin e parë në botë për sipërfaqet e tokave dhe të pemëve të djegura në botë.

SHKARKO APP