SIGAL UNIQA, më shumë se 24 vjet në tregun e sigurimeve në Shqipëri. Kompania më e fuqishme në Rajon
SIGAL UNIQA, më shumë se 24 vjet në tregun e sigurimeve në Shqipëri. SIGAL sh.a është e para kompani që tërhoqi kapitalin e huaj në tregun shqiptar të sigurimeve. Në vitin 2003 Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, i krijuar nga Departamenti i Shtetit në SHBA, u bë një nga aksionerët e SIGAL duke zotëruar 13.3 % të aksioneve.
Në muajin Mars 2007 SIGAL sh.a. nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me një prej grupeve më të fuqishme financiare në Europën Qendrore dhe Lindore, UNIQA GROUP AUSTRIA. UNIQA është aksioneri më i madh i SIGAL UNIQA me 86.9% të aksioneve.
Që nga ky vit e deri sot, vitit 2023, SIGAL mbetet kompania lider në tregun shqiptar për korrektesinë e saj. Ajo ka sfiduar të gjitha kompanitë e tjera në fushë.