Siguria e Aviacioni civil shqiptar në një udhëkryq të rrezikshëm

Nga Petrit Sulaj

Ngjarje të rënda në aviacion kanë ndodhur dhe do të ndodhin. Shprehja e famshme, “çfarë mund të shkojë keq, do të shkojë keq”, gjen vënd dhe në këtë rast.

Ajo ç’ka e bën aviacionin sot mënyrën më të sigurtë të transportit, është se vazhdimisht industria, organizatat mbikqyrëse (autoritet e aviacionit), nxjerrin mësimet e duhura dhe i përkthejnë në masa më të forta që ngjarje të tilla të mos përsëriten, ose dhe nëse ndodhin, impakti i tyre në jetë njerëzore dhe pasuri të jetë të jetë sa më minimal. Por a ndodh një gjë e tillë në vendin tonë? A nxirren mësime nga evente të tilla? Kush na siguron se mbikqyrja në transportin Ajror është në nivelet e kërkuara dhe ngjarje me impakt jetësh njerëzore nuk do të ndodhin? Të japim disa shembuj:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Pra disa javësh u grabitën para në vendqëndrimin e Avionit në Rinas. Ngjarje e përsëritur në harkun kohor të 2 viteve. Kjo tregon se institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e operimeve të sigurta në aviacion, kanë dështuar të nxjerrin mësime nga këto ngjarje. Dikush mund të shfajësojë veten me pretendimin se i ka ngritur në raporte të ndryshme problemet e konstatura, por ato asesi nuk janë efektive dhe të vlefshme për sa kohë nuk janë komunikuar në mënyrën dhe rrugën e duhur si dhe nuk janë kuptuar apo mirëpritur për zbatim. Po kështu ka munguar dhe mungon bashkëpunimi që i bën gjërat të përkeqësohen dhe ngjarjet të Përsëriten. Autoriteti Aviacionit Civil, Opertori i Aeroportit dhe Policia kanë dështuar të merren vesh dhe bashkëpunojnë për mbarëvajtjen e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Vetëm pak kohë më parë kanë dalë nga tregu 2 kompani ajrore Shqiptare, Albanian Airlines dhe Belle Air. Koncesionari i Rinasit si agjent tatimor në emër të qeverisë Shqiptare duhet tu kish mbledhur këtyre kompanive një shumë më të madhe se 7 milion euro, gjë që jo vetëm se ka bërê, por vazhdon as të mos mbajë as një lloj përgjegjësie. Askush nga Ministria e Financës dhe Autoriteti Aviacionit Civil nuk e ndjek këtë situatë. Përse?!

3. Vetëm pak vite mē parë (2013) në raporte të ndryshme të Komisionit Europian, EASA (organizata europiane e sigurisë në aviacion), ngrinte me forcë mungesën e ekspertizës në Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, ç’ka jo vetëm po e çonte autoritetin dhe aviacionin drejt listës së zezë. Megjithë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe trajnimet miliona euroshe të arritura përmes marëveshjes së binjakëzimit me Francën, drejtuesi aktual i autoritetit nuk bëri gjë tjetër, por ndërmori hapa antiligjorë dhe të dënueshëm penalisht për largimin e ekspertëve më të mirë, të cilët i kanë kushtuar jetën aviacionit.

Punonjësit në aviacion kanë kritere tepër të forta punësimi që përcaktohen në konventat dhe dokumentat ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim, por qëllimisht zgjidhen njerëz pa eksperiencë që jo vetëm nuk kanë ekspertizën e mjaftueshme, por nuk kuptojnë as rëndësinë për një formim të tillë profesional. Mjafton të sjellim në vëmendjen tuaj se mungon pothuaj totalisht stafi që bën mbikqyrjen e operimeve të avionave si dhe të mirëmbajtjes së tyre. Është koha tu bëjmë thirrje Kryeministrit, Ministres së Transporteve, por dhe Delegacionit të Komunitetit Europian në vendin tonë, që të mos lejojnë degradimin e mëtejshëm të Autoritetit të Aviacionit sepse largqoftë, aksidentet apo incidentet me avion janë shunë herë më të rënda se ajo e grabitjes së parave.

Nuk mundet dhe nuk duhet të fajësojmë vetëm të tjerët, por duhet menjëherë të rithirren specialistët e përzënënë nga Drejtuesi mediokër i Autoritetit që erdhi në krye të institucionit pas një konkursi të falsifikuar dhe në shkelje të ligjit për autoritetin e aviacionit pasi nuk plotësonte kriteret. Specialistë e vërtetë me përvojë mbi 25 vjeçare u larguan që ti hapej rrugë qokave dhe veprimeve jo ligjore.

Ndaj nuk ka pse të habitemi se nuk mbikqyret aeroporti, kur kërkohen qoka për shërbimet e ofruara nga familiarët e drejtorit apo zëdhënësit të tij.

4. Thuhet se kontrata e koncesionit nuk lë shumë hapësira për ndërhyrje nga ana shtetit, gjë jo vetëm nuk është e vërtetë, por Autoriteti i Aviacionit nuk ka ekspertë që ta monitorojnë këtë kontratë. Përse?! Mjafton të lexoni Nenin 28 të kontratës së Koncesionit të Aeroportit “Nënë Tereza” ku shpjegohet si veprohet në rastet e mospërmbushjes.
Pika a) e këtij nenin thotë: “Shoqëria nuk ka përmbushur ndonjë prej detyrimeve të saj në afatin e duhur (përveç detyrimeve të saj të lidhur me sigurinë teknike dhe sigurimin në përgjithësi) dhe nuk ka arritur brenda afatit përkatës të ndreqjes të caktuar në këtê kontratë për një rast specifik, ose kur nuk bëhet fjalë për këtë rast, brenda afatit të përcaktuar nga Qeveria Shqiptare, të ndreqë këtë mospëmbushje me kusht që afati i ndreqjes të jetë jo më pak se 30 ditë”.

Kaq mjafton për të kuptuar se për mbi 2 vjet roli i Autoritetit të aviacionit por dhe i i instittucioneve të tjera përgjegjëse për mbikqyrjen e kontratës koncesionre të Aeroportit “Nënë Tereza”, është inegzistent.

Mungesa e dëshirës për të mësuar nga këto evente, kokëfortësia për të mbajtur në vende pune njerëz pa lidhje me aviacionin, por për shkak se vjerri apo babai paguajnë, nuk do të mund ti parandalojë ngjarjet e rënda në të Ardhmen.

http://www.standard.al/wp-content/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-10-at-14.18.56.mp4?_=1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?