Siguria në kufirin Kosovë-Serbi, Buzhala: Veç NATO mund ta ruajë

Gazetari Berat Buzhala, thotë se forcat e Kosovës nuk mund ta mbrojnë kufirin me Serbinë, një gjë që thotë mund ta bëjë vetëm NATO. Sipas tij, nuk mundet Kosova që në total ka 10 mijë policë të mbrojë kufirin, përkundrejt Serbisë për të cilën thotë se ka fuqi të jashtëzakonshme ushtarake.

”Kufirin e ruan ushtria. Në rastin e veriut, e ruan NATO. Ne nuk kemi potencial që ta luftojmë Serbinë atje në veri. Këtë potencial e ka vetëm SHBA. Me marrëveshjen e Brukselit, ushtria jonë nuk e ka të lejuar që të shkojë atje në veri të vitit 2013. Ne duhet të dimë se ne nuk mundemi ta ruajmë përballë Serbisë sepse ka fuqi ushtarake të jashtëzakonshme.

Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin e Kosovës me Serbinë, të gjitha këto të tjerat janë improvizime, janë ndjenja të larta patriotike. Ne nuk mund ta mbrojmë kufirin me Serbinë. Nuk mundemi ne ta mbrojmë sepse i kemi në total 10 mijë policë. Ne kemi marrëveshje me NATO-n. Po kërkojmë mish për top? Akt kriminal është i Serbisë! Jam i bindur se do të kthehen. Duhet t’i presim sikur heronj”,-tha në ”Opinion”.

SHKARKO APP