Siguria rrugore, 759 gjoba dhe 3 shoferë nën hetim në Korçë

759 gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore e Korçës gjatë një jave kontrollesh në të gjitha akset e qarkut, ndërsa 3 drejtues mjetesh janë vënë nën hetim për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit.

Bilanci i kontrolleve tregon se parkimi i gabuar mbetet shkelja më e përhapur, me 274 raste të konstatuara, i ndjekur nga 127 parakalime të gabuara. Gjatë kontrolleve u ndëshkuan edhe 32 drejtues motomjetesh që qarkullonin pa kaskë mbrojtëse.

Policia vendosi gjithashtu masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim të celularit gjatë drejtimit dhe mosrespektim të përparësisë së këmbësorëve në vijat e bardha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Policisë Rrugore, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?