Siguria rrugore – Arrestohen 11 drejtues mjetesh të dehur dhe pa patentë
Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë një plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës. Sipas policisë masat janë për parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që janë nën ndikimin e alkoolit. Në kuadër janë arrestuar edhe 11 persona.
Masat gjithashtu konsistojnë në:
Masa për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej nornave të lejuara.
Masa këshilluese por edhe ndëshkuese edhe për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e tjera masa plotësuese.
11 të arrestuar
Në përmbushje të këtyre detyrava, gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, nga këta:
9 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,
2 drejtues mjeti pa leje drejtimi.
Po në këtë kuadër janë pezulluar 44 leje drejtimi:
23 leje drejtimi pēr drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,
13 për shpejtësi tej normave të lejuara,
8 për semafor e shkelje të tjera.
Jane vendosur 209 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.
111 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë vendosur 63 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
53 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe janë këshilluar rreth 106 drejtues të tjerë.
Si dhe 259 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor
Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

KOHA JONË SONDAZH

