Siguria ushqimore, shoqëria civile dhe qytetarët protestojnë në Tiranë

Përfaqësues të shoqërisë civile si dhe qytetarë të Tiranës, protestuan ditën e sotme në sheshin "Skënderbej" kundër ushqimeve të skaduara dhe 'terrorizmit' ushqimor.

Nën mesazhin “ata nuk ndëshkohen”, qytetarët u janë bashkuar kësaj proteste për të denoncuar çdo rast falsifikimi të ushqimeve në Shqipëri.

“Ky është krimi më i pandëshkuar, pasi ne e kemi të cënuar sigurinë tonë ushqimore. Ndaj kërkojmë që të kontrollohen ushqimet dhe të kontrollohet a ka profesionalizëm në intitucionet e kontrollit ushqimor, a ka nepotizëm. Ne jemi këtu sot, sepse duam përgjigje. Në vit, janë 7 mijë raste me kancer ndaj na u përgjigjni. Ju kemi votuar që të na përgjigjeni dhe jo të shëtisni nëpër televizione”, u shpreh Erion Kristo, përfaqësues i shoqërisë civile. Seria e këtyre protestave ka filluar në datën 15 shkurt dhe ato do të vijojnë deri në 19 shkurt. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?