Sigurinë ne aeroport e paguajmë Ne, 4 euro çdo udhëtar

Sigurine ne aeroport e paguajme Ne, udhetaret-4 euro nje per nje. Ne paguajme koncesionarin TIA, jo policine. Shtojca 44 e Kontrates se Koncesionit thote kete. Miliona euro ne vit qe Ne i paguajme per sigurine ne aeroport. 25% te shumes e merr Autoriteti i Aviacionit Civil, cfare i ben? Kjo rezulton sipas një dokumenti të publikuar nga portali skandal.al

Kur debati politik (!!) rreth grabitjes te se enjtes qe shkoi ne vendndalimin e avioneve ne aeroportin e Rinasit, ka ndezur vendin, perfshire ne te dhe analistet qesharake te studios me ne ze me kete permbajtje-studios se Blendi Fevziut, cdo rresht i kontrates mes Qeverise se Shqiperise dhe koncesionarit te aeroportit te Rinasit-TIA, jo vetem qe eshte prove, por dhe cudi per informacionin qe ofron.

Ne “Shtojca 44″/ Siguria dhe Kontrolli i Bagazheve, jo vetem qe sterthuhet se pergjegjesia per sigurine ne Zonen e Koncesionit dhe Perimetrin e Rrethimit eshte e koncesionarit te aeroportit-TIA, por ka edhe dy elemente te rinj, te panjohur per publikun me pare.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pari, kostot e sigurise ne aeroport i paguajne qytetaret, pra Ne, jo koncesionari. Ne kete shtojce te Kontrates ne fuqi, koncesionari merr te drejten te grumbulloje nga pasagjeret qe perdorin aeroportin, nje tarife sigurie (Tarifa e Sigurise). Ne kete shtojce te kontrates, kjo tarife percaktohet ne vleren 4 Euro per cdo pasagjer (2 euro per pasagjeret qe mberrijne dhe 2 euro per pasagjeret qe largohen)

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne shtojce thuhet se kjo tarife do te grumbullohet nga koncesionari me qellim qe te mbuloje shpenzimet e arsyeshme per dhenien e sherbimit te sigurise ne aeroport. Ne shtojce thuhet gjithashtu se 25% e shumes se mbledhur nga tarifa e sigurise, i derdhet DPAC-sot Autoritetit te Aviacionit Civil, nderkohe qe diferenca mbahet nga koncesionari.

Pra, jo vetem qe siguria ne Zonen e Koncesionit dhe Perimetrin e Rrethimit eshte pergjegjesi e koncesionarit te aeroportit-TIA, por per kete koncesionari grumbullon 4 euro per cdo pasagjer.

Eshte e qarte, ne nuk paguajme policine per sigurine ne aeroport, por cdo udhetar paguan 4 euro per sigurine ne aeroport tek koncesionari.

Jane miliona euro ne nje vit!! I dyti, koncesionari ka marre edhe nje te drejte te dyte;

“Shoqeria mund te kontraktoje per sherbimet e sigurise ndonje kontraktor nderkombetar te njohur te sigurise se aviacionit, i cili do te caktoje nje administrator kontrate, pergjegjes per raportimin e ndonje shmangie nga dispozitat e kontrates, ndaj administratorit te ruajtjes dhe sigurise se aeroportit, me qellim qe te merren masat perkatese”-thuhet ne Shtojca 44 e kontrates.

Pra, koncesionari jo vetem qe ka marre pergjegjesine e sigurise ne aeroport, por ka krijuar edhe buxhetin duke mbledhur 4 euro nga cdo pasagjer si dhe ka marre edhe te drejten per ta nenkontraktuar sherbimin e sihurise ne nje shoqeri tjeter, nderkombetare.

Kete ka bere. Pikerisht se eshte keshtu, nuk ka me asnje dyshim se pergjegjesia per sigurine ne Zonen e Koncesionit dhe perimetrin e Rrethimit-aeroport me qarte, e ka koncesionari TIA.

Dokumentat deshmojne kete. skandal.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?