”Sikur hani shirita magnetofoni”, Rama: Të rrijë Papa 8 orë me ju, bën kryqin me kokë poshtë

Kryeministri Edi Rama që nga fillimi i dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për Incerenatorët që ka nisur që në orën 11:00 të paradites, mohoi ta quajë çështjen e inceneratorëve si aferë, siç e cilëson PD. Edhe në vijimin e dëshmisë, Rama ka pasur sërish momente debati dhe ironi me deputetin demokrat, Luçiano Boçi.

Tabaku: Procedurat e 3 impianteve të mbetjeve me vlerë totale 430 mln euro.
Rama: Ç’është kjo 430 mln euro. Më kujtohet ajo fjalia, jep shpirt por s’heq dorë. 430 mln euro?
Boçi: Hapi i parë i procedurës korruptive, u la jashtë zgjedhjes landfilli që do zgjaste 100 vite.
Rama: Çfarë është kjo afera. Si e keni këtë punë ju, sikur hani shirit majtofoni që në mëngjes. Më çmendët, u normalizua biseda për bukuri, dhe filloni prapë afera. Si e bëni këtë punë. Keni gjithë ditën këtu, flisni për afera. Çfarë afera. Keni të gjithë nga një teori të vetën, hapi i parë i korrupsionit ishte ky, tjetri thotë që këtu ishin 3 veta shisnin sahate uji.
Boçi: Shpallja e procedurës, negocim pa shpallje. Kryqin nuk e bën as sipas përkatësisë fetare.
Rama: Pse si e bëj, si e kam përkatësinë.
Boçi: Gjeje ti se nuk merresh vetë.
Rama: Duke iu dëgjuar juve, edhe Papa mund ta bëjë kryqin prapsht. Të rrijë Papa 8 orë me ju, e bën kryqin kokë poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?