Sikur të isha kosovare!

Nga Resiba Koni

-Vajzë më fal që po t’shqetesoj, a pe din gja se ku ndodhet shkolla “7 Maji?

E turbulluar ngrita kokën nga blloku dhe përballë meje vura re një zotëri. Ai mund të ishte afër të 60-tave, me një fytyrë të rrudhur dhe shumë thinja, ku mbi to mbante një kapele të cilen e kishte kombinuar me kostumin ngjyre të zi. Mu deshën dy minuta kohe sa të kthehesha në realitet dhe mbasi arrita të përqendrohesha tek pyetja e tij, i thashe:

-Po zotëri, ndodhet 300 metra më poshtë dhe më pas merrni kthesën për në të djathtë.

Me mirësjellje me përshendeti dhe vazhdoi rrugen drejt shkollës. Kisha gati dy orë që kisha humbur kontaktin me botën, ulur poshtë një statuje duke shkruar mbi bllok pa pushim. Ndryshe nga ditet e tjera, ajo ditë ishte shumë e zhurshme, njerëzit kishin dalë në rrugë e sheshe, dyqanet gumëzhonin, baret po ashtu dhe unë qëndroja përballë tyre duke soditur plot kureshtje.

Isha në Prishtinë, pikërisht ditën e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sa herë vijë në Prishtinë qendroj tek shoqja ime, Diellza, e cila është pasqyrim i emrit të saj. Ajo banon afër qendrës së Prishtinës. Teksa ecja rrugës përballë shkolles “7 Maji” përpara syve me shfaqet përsëri i moshuari. Ai qendronte ulur me disa shokë në stolat e shkolles dhe me zë komentonin se kush do i fitonte zgjedhjet. Por asnjë sherr, asnjë vjedhje votash. Në mesnatë u mor vesh fituesi i zgjedhjeve. Ishin përgatitur militantët e LDK për të dalë ta parët në shesh, por kur morën vesh se VV e Albin Kurtit po fitonte i lëshuan udhën palës tjetër. Po të ishte në Tiranë do kacafyteshin.

Ndryshe në Shqipëri ku ka rrëmujë, bori, banda dhe telashe me kutitë e votimit.

Dhe duhen javë derisa të dalë rezultati, që natyrisht derisa vonon, manipulohet.

Sikur të isha kosovare!

SHKARKO APP