Sillej çuditshëm gjatë kontrollit, kapet shqiptari me mijëra euro në çantë

Policia italiane ka ndaluar një shqiptar në provincën e Materas, në Rimini të Italisë pasi gjatë kontrollit i gjeti rreth 90 mijë euro të pajustifikuara në çantën e shpinës.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i njohur. Sipas policisë ai është kontrolluar pasi është vënë re se sillej çuditshëm gjatë kontrollit të rastësishëm në një tren që shkonte drejt jugut.

Nga verifikimi i identitetit ai rezultoi se ishte person i dyshuar për shpërndarjen e drogës. Kjo i bëri efektivët e policisë që ti kontrolluan çantën e shpinës, ku gjetën 88 850 euro kesh, kartëmonedha të prerjeve 50, 100 dhe 200 euro.

Ai u shoqërua në komisariatin e policisë për t’ju nënshtruar një hetimi të thelluar për origjinën e parave.

SHKARKO APP