Sillet në Tiranë mësuesja që propagandonte ISIS- Medreseja e Shkodrës distancohet nga deklaratat e mësueses

Medreseja e Shkodrës është distancuar nga deklaratat e mësueses Emine Alushi, e cila bënte propagandë për organizatën terroriste ISIS gjatë një ore mësimi.

“Distancohemi nga deklaratat e transmetuara në video. Ajo çka thotë mësuesja është e kundërt me atë që ofron shkolla. Subjekti i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të medresesë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Ndërkaq, Emine Alushi, mësuesja e cila propagandonte organizatën terroriste ISIS tek nxënësit është sjellë në Tiranë për të marrë në pyetje nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësuesja fillimisht u shoqërua nga policia e Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

emine alushi

Ngjarja

Mësuesja Emine Alushi është filmuar fshehurazi nga nxënësit, rreth dy vjet më parë.

Gjatë një orë mësimi, ku dëgjohet të thotë se ISIS është një organizatë e mirë që mbron popullin e Sirisë, të Palestinës, etj.

Në video madje i bënë jehonë edhe Bin Ladenit, si një lider i mirë.

Denoncimi është bërë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop”, por është regjistruar në vitin 2015.

Skandali ka ndodhur në Medresenë e Shkodrës, ku predikohet, se ISIS është një organizatë, që lufton për liri dhe demokraci.

Nxënësja – Zysh,a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s’e kuptoj se… A janë myslimanë a ç’a janë? ISIS?

Mësuesja – Ça ISIS moj? Një organizatë myslimane, që do me i dhënë mbrojtje.

Nxënësja – Po.

Mësuesja – Popullit mysliman të Sirisë p.sh, apo të Palestinës, apo të Egjyptit. Po luftojnë për këtë vënd.

Nxënësja – Domethënë janë të mirë?

Mësuesja – Dakord? Ata janë të mirë, po shteti do me i luftuar.

Nxënësja – Domethënë lajmet thonë, se janë të këqinj.

Mësuesja – Tamam.

Nxënësja – Po, në të vërtetë janë të mirë.

Mësuesja – Po normal, lajmet do t’i besojmë na?

Nxënësja – O Zysh, me vra njerëzit, qenkan të mirë? Domethënë ata janë të mirë, se i vrasin njerëzit ë?

Mësuesja – Bukur! A dhanë atë lajmin e bukur që: O burra e vramë Bin Ladenin?

Nxënësja – Po del, që Bin Ladeni ishte burrë i mirë a?

Mësuesja – Sa oficerë u vunë me vra Bin Ladenin?

Nxënësja – Po mirë zyshe, Bin Ladeni…

Mësuesja – Në 28 vetë, që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bin Ladenit, 26 vetë janë vra… 26 e ka dhënë Italiani, janë këta lajmet më reale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?