Silva Caka: Pavarësisht presioneve LSI ka pasur një rritje të konsiderueshme. Qenia çdo ditë në terren e bën LSI-në më të fortë!

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka u shpreh në “Absolut 4” se synimi i subjektit ku ajo bën pjesë në qarkun e Tiranës është të përmirësojë rezultatin e arritur në zgjedhjet e 2017 dhe të fitojë 10 mandate.

Silva Caka deklaroi se sondazhet e paguara synojnë të ushtrojnë presion ndaj LSI dhe shtoi se suksesi i kësaj partie është kontakti i drejtpërdrejt me qytetarët.

“Është e disata herë që në çdo zgjedhje që këto sondazhe siç dhe ju e thatë të porositura apo jo nuk e kalojnë LSI sipër 5%. Gjithnjë sondazhet e porositura nuk e kalojnë sipër 5%. Por në rezultatet e zgjedhjeve shkuam 10 pikë më tepër. Pavarësisht presioneve LSI ka pasur një rritje të konsiderueshme. Ne kemi një kulturë pune të ngritur që nga themelimi i LSI. Nuk i marrim asnjëherë parasysh sondazhet. Qenia çdo ditë në terren e bën LSI më të fortë. Duhet shkelur çdo zonë dhe biseduar me çdo qytetar. Unë nuk i quaj sondazhe, por paçavure. Sondazhet tona nga puna që bëjmë në terren. Duam të dyfishojmë mandatet e 2017. Duam të marrim 10 mandate në qarkun e Tiranës”, tha Silva Caka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?