Silva Caka: Qeveria e Edi Ramës pa asnjë vizion, ka lënë të dëmtuarit nga tërmeti në mëshirë të fatit

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria e Edi Ramës po vepron pa asnjë vizion sa i përket mirëqenies së shqiptarëve.

Caka thekson se qeveria Rama ka lënë në mëshirë të fatit shqiptarët e dëmtuar nga fatkeqësitë.

Postimi i Silva Cakës:

Gjatë vitit të fundit Shqipëria u godit nga 2 tërmete, të cilët shkaktuan 51 viktima dhe dëme të pafundme materiale.

Koha mes këtyre 2 goditjeve (mbi 2 muaj), ishte e mjaftueshme që qeveria të hartonte një plan masash të koordinuar, për përballimin e fatkeqësive natyrore, për të mos përmendur paralajmërimin e bërë nga Presidenti i Shqipërisë që më 29 korrik 2019.

E megjithatë qeveria e Edi Ramës, edhe 1 vit pas goditjes së parë, ende nuk ka gati asgjë!

Procesi I rindërtimit të banesave të prekura nga 2 tërmetet është ende në fazat e para dhe mjaftohet me propagandën e fotove, ku tregohen Ministra dhe Kryebashkiakë që u ‘këputën’ duke i rënë kazmës e lopatës, kur në të vërtetë qytetarët flenë ende nëpër çadra.

Procesi i dëmshpërblimeve dhe kompensimeve vijon të jetë problematik, duke zhvlerësuar dëmin real të ndodhur, në mënyrë që Edi Rama të mos iu japë asnjë kacidhe qytetarëve që humbën familjarët dhe pronat e tyre.

Procesi penal për ndërtuesit apo funksionarëve që kanë dhënë leje ndërtimi pa kriter, nuk do të arrijë kurrë tek fajtorët e vërtetë.

Për Edi Ramën nuk mjaftuan as 3 muajt e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore prej pandemisë së Covid-19, për të krijuar një strategji të mirëfilltë mbi përballimin e këtyre situatave.

Qeveria e Edi Ramës vepron tafti-bafti, pa koordinim, pa plan, pa burime financiare e njerëzore, pasi i vetmi plan I mirëmenduar I tij është shkatërrimi I Shqipërisë; vetëm për këtë punon me zell Edi Rama dhe qeveria e tij.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konkluduar me një raport, ku analizon mbrojtjen civile pas 2 tërmeteve, sipas të cilit kryefjala mbetet mungesa e vizionit, qartësisë, logjistikës dhe strategjisë, mbi mënyrën se si duhet të funksionojë emergjenca civile.

E gjithë qeverisja e Edi Ramës karakterizohet nga mungesa e vizionit, përveç vjedhjes dhe korrupsionit; aty I qartësohet shikimi këtij çakalli!

SHKARKO APP